Trajneri i Turqisë Vincenzo Montella, ka folur për Klan Kosovën pas ndeshjen me Kosovën në të cilën skuadra e tij triumfoi minimalisht 0:1.
Montella tha se “Dardanët” i vunë goxha në vështirësi.
“Kosova na vuri shumë në vështirësi. Ishim të përgatitur për këtë pasi Kosova ka një skuadër shumë cilësore, por është fat i keq që vetëm një skuadër mund të kalojë në Kampionatin Botëror”, deklaroi për Klan Kosovën strategu italian.
Ai falënderoi për organizimin dhe sportivitetit kryetarin e FFK-së Agim Ademin dhe selektorin Franco Foda.
Trajneri italian tha se ata erdhën tek mesi i fushës për t’i uruar.
Turqia biletën për Kampionat Botëror e siguroi pas 24 vjetësh.










