Në prag të ëndrrës botërore, Turqia e Vincenzo Montella po kalon ditë të tensionuara. Ndërsa kombëtarja përgatitet për finalen e “play off”-it ndaj Kosovës, ambienti është i ndarë mes mbështetjes së fortë që japin shifrat dhe polemikave lokale. Në qendër të kritikave është raporti i supozuar, që nuk u konsolidua kurrë me Beşiktaşin, i rindezur nga “rasti Kılıçsoy”.
Sulmuesi, sot talent i Cagliarit, është kthyer në simbolin e përçarjes. Përjashtimi i tij nga formacioni titullar, në gjysmëfinalen kundër Rumanisë, dhe lëvizjet e vazhdueshme me U-21 kanë shtyrë disa kritikë ta etiketojnë trajnerin italian si “anti Beşiktaş”, duke e akuzuar se injoron talentet më të mira të rritura në klubin bardhezi.
Megjithatë, shifrat tregojnë një realitet tjetër. Me një mesatare prej 2.13 pikësh për ndeshje, Montella është trajneri më i mirë i Turqisë në 26 vitet e fundit, duke kaluar 8 paraardhës që janë ndërruar në 10 mandate që nga viti 2000. Nën drejtimin e tij, skuadra arriti çerekfinalet e “Euro 2024” dhe ngjitjen në “Nations League” A. Nëse të martën Turqia thyen mungesën 24-vjeçare në Botëror, polemikat do t’ia lënë vendin vetëm triumfit.
The post Montella, i rrethuar nga tensioni total: Je kundër Beşiktaşit, pse nuk thërret më të mirët? appeared first on Telesport.










