Vincenzo Montella ka vendosur të dërgojë pesë lojtarë në tribunë për finalen e sotme ndaj Kosovës, e cila do të luhet në “Fadil Vokrri”, duke nisur nga ora 20:45.
Emrat që ka zgjedhur trajneri italian që ta shohin ndeshjen nga tribuna janë: Oğuz Aydin, Muhammed Şengezer, Ahmetcan Kaplan, Mustafa Eskihellaç dhe Merih Demiral, i cili është i dëmtuar.
Ndërkohë për Kosovën mungon kapiteni Amir Rrahmani, bashkë me mesfushorin Leon Avdullahun. Fituesi i këtij takimi do të kualifikohet për në Kupën e Botës 2026. Turqia ka që nga viti 2002, që nuk merr pjesë në Botëror, ku u rendit në vendin e tretë. Kosova nuk është kualifikuar asnjëherë dhe sonte mund të shkruajë historinë.
The post Montella dërgon pesë lojtarë të Turqisë në tribunë për finalen ndaj Kosovës, mes tyre edhe Demiral appeared first on Telesport.









