“Monizmi ka përfunduar”; Kuvendi s`mbahet peng”: “Opozita” i ashpërson kritikat ndaj VV-së për bllokimin e Kuvendit

Dështimi i tetë i konstituimit të Kuvendit i ka nervozuar partitë e deridjeshme opozitare. Pas ndërprerjes së seancës së sotme, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja i kanë ashpërsuar kritikat ndaj VV-së për ngërçin në Kuvendit.

Përfaqësuesit e këtyre partive politike kanë bërë me dije se partia e Albin Kurtit e ka marrë peng Kuvendin, duke insistuar që ta bëjë kryeparlamenatre vetëm deputeten Albulena Haxhiu.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar se kjo sjellje e VV-së është tallje me qytetarët e Kosovës.

Në adresimin e tij pas dështimit të seancës konstituive, ai ka shprehur keqardhje për këtë që po ndodh në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, partia e Albin Kurtit po sillte me mentalitet të njëjtë.

“U shpreh keqardhje të gjithë qytetarëve për këtë tallje që po bëhet me verditikin e tyre nga ana e partisë së parë e cila na mblodhi për të tetën herë në Kuvend dhe sillet me mentalitetin e njëjtë”, ka thënë Krasniqi.

Më tej, ai ka thënë tri mesazhe për situatën aktuale, të cilat i adresohet VV-së.

Dëshiroj të japë tri mesazhe, e para demokracia funksionon me shumicë, jo me imponim, e dyta institucionet janë të popullit, nuk janë të asnjë partie politike të veçantë dhe e treta duhet ta kuptojmë të gjithë se koha e sundimit njëpartiak dhe monizmit ka përfunduar”, ka deklaruar Krasniqi.

Edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka vazhduar kritikat ndaj VV-së, e cila nuk po e tërheq kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Bajrami ka vlerësuar se VV-ja e ka marrë peng Kuvendin e Kosovës.

Ajo ka bërë me dije se kjo po iu kushton qytetarëve të Kosovës.

Pengmarrja e institucioneve nga ana e Vetëvendosjes po iu kushton qytetarëve. Ata përballen me probleme të ndryshme e ato si adreson askush. Na vjen keq që në bazë të rezultatit dhe vullnetit tonë jemi pjesë e Kuvendit, por pa dashje jemi pjesë e këtij teatri që tashmë po besoj është bërë mjaft për secilin qytetar të Kosovës”, ka thënë Bajrami.

Kurse, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka kërkuar ndihmën e ShBA-së për daljen nga ngërçi.

Për këtë çështje, ai ka dalë me një propozim për kryetarin e Prishtinë, Përparim Rama.

Ai ka kërkuar nga i pari i Prishtinës që të një sheshi në kryeqytet të ia vendos emrin e presidentit amerikan.

Sipas tij, vetëm në ketë mënyrë ndoshta Kosova i kujtohet ShBA-së.

Jam i shqetësuar për këtë situatë dhe normalisht që bisedojmë si grupin dhe e kemi një propozim si grup parlamentar. Kërkojmë nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, që me e zgjedh një shesh të Prishtinës dhe me ia vu emrin e presidentit Trump, në mënyrë që të angazhohen dhe të mos na harrojmë miqtë, sepse na kanë harru. Nuk po merret kërkush me neve. Si duket na s’jemi të zot për me e zgjedh asnjë situatë politike në Kosovë”, ka thënë Berisha.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sërish sot kanë dështuar të konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Kjo pasi kandidatja e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhi, përsëri nuk ka arritur t`i marrë votat e nevojshme.

Deputetja e VV-sa ka dështuar të bëhet kryeparlamenatre për herë të gjashtë.

Pasi Haxhiu është propozuar nga Glauk Konjufca, kandidatura është hedhur në votim.

Nga 110 deputetët e pranishëm në sallë, Haxhiu ka marrë 54 vota pro, 44 kundër dhe dy absteminiem.

Kësaj radhe Haxhi kishte rënia në vota. Derisa në seancat e më hershme ajo kishte marrë 57 vota, sot ajo ka marrë 3 vota më pak.

Pas këtij votimi, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e ka mbyllur seancën, duke thënë se vazhdimi i seancës do të ndodhë të enjën ora 10:00.