Bayern Munich ka marrë fitoren e tetë rresht në kampionat. “Viktima” e radhës për bavarezët është B. Monchengladbach, e cila u mposht në fushën e saj 0-3.
Vendasit luajtën me një lojtar më pak nga minuta e 20-të, pasi Jens Castrop u ndëshkua direkt me karton të kuq pas ndërhyrjes së rrezikshme ndaj Luis Diaz. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, e gjithë pjesa e dytë foli për bavarezët.
Joshua Kimmich hapi serinë e golave në minutën e 64-të me një goditje të bukur nga brenda zonës. Raphael Guerreiro dyfishoi shifrat në minutën e 69-të, pas një asisti fantastik të Michael Olise.
Në minutën e 80-të, 17-vjeçari Lennart Karl, i futur vetëm pak minuta më parë në fushë shënoi një supergol duke vulosur fitoren 0-3 për Bayern. Një javë e jashtëzakonshme për Lennart Karl, i cili debutoi me gol në mesjavë në Champions League dhe sot shënoi një tjetër gol spektakolar në kampionat.
The post Monchengladbach “viktima” e radhës, Bayern merr fitoren e tetë rresht. Çfarë jave për Lennart Karl (video) appeared first on Telesport.










