Monako dhe Belgjika i bashkohen Francës në njohjen e shtetit palestinez në samit

Monako dhe Belgjika i janë bashkuar Francës në njohjen zyrtare të shtetit palestinez.

Pritet që lista e vendeve që po e njohin palestinez pritet të rritet.

Në anën tjetër, Britania e Madhe, Australia, Portugalia dhe Kanadaja ishin katër shtetet e para që e bënë mbrëmë një veprim të tillë.

Në anën tjetër, Izraeli ka njoftuar se një veprim i tillë po përkthehet si “dhuratë për Hamasin”, derisa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se nuk do të ketë krijim të shtetit palestinez.

E presidenti palestinez Mahmoud Abbas i ka bërë thirrje Hamasit që të dorëzojë armët, duke u zotuar se ky grup militant nuk do të ketë rol në krijimin e shtetit.