Momenti kur plaku mitrovicas e fut në siklet Haradinajn, ky ia kthen: Mos fol ashtu se është marre (video/foto)

Sot në Mitrovicë po zhvillohet një debat i kryeministrit të dorëhequr, Ramush Haradinajt me qytatarët e Mitrovicës.

Gjatë debatit ka ndodhur një polemikë në mes të Haradinajt dhe një qytetari.

Fillimisht qytetari i drejtohet Haradinajt duke i thënë se ma mirë ka qenë që atë miliardë që po e shpenzon për autostradën e Dukagjinit ta kishe ndarë përgysmë e ta kishe shpëtuar Trepçën, e cila po falimenton.

Kryeministri në detyrë u kundërpërgjigj mjaft ashpër duke i thënë qytetarit se është marre për ty me folë kështu. /Fokusi.info/

Përcilleni videon e shihni fotot:

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.