Momenti kur një person i maskuar ua vë flakën orëve të rrymës në një objekt në Fushë Kosovë

Disa njehsorëve të rrymës i është vënë flaka nga një person i maskuar në një objekt banesor në Fushë Kosovë.

Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihet se një person shihet se i hap orët e rrymës, i lyen me lëndë djegëse, ua vë flakën dhe ikën me shpejtësi.

Në lidhje me rastin ka folur edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se është iniciuar hetim për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.