Momenti kur një dron u përplas në një ndërtesë qeveritare në Belgorod të Rusisë

Zëvendësguvernatori i rajonit të Belgorodit, Aleksander Aleksandroviq Lorenz, dhe një punonjës i Rosgvardias janë plagosur në sulmin e mëngjesit të sotëm nga një dron ukrainas ndaj ndërtesës së qeverisë rajonale në Belgorod.

Në rrjetet sociale është shfaqur një video e sulmit. Informacionet e para thonë se nuk ka të vdekur ndërsa janë lënduar dy persona.

Punonjësi i Rosgvardias ka pësuar një plagë ë kofshën e këmbës. Aktualisht ndodhet në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

 

Zëvendësguvernatori Lorenz gjithashtu ndodhej pranë ndërtesës në momentin e shpërthimit.

Ai është ekzaminuar nga mjekët e spitalit klinik rajonal ndërsa raportohet se ka pësuar një tronditje truri.

Sulmi erdhi në kohën kur Rusia mbante Paradën e Fitores mbi Gjermaninë e nazizmit.