Tek hapësira e Partisë Përparimtare në Novi Sad të Serbisë, ka ndodhur një përleshjes mes mbështetësve të SNS-së së Aleksadar Vuçiqit me qytetarët, kurse një person është filmuar me revole.
Qytetarët i janë ofruar nga pjesa e përparme zyrave të SNS-në në Bulevardin e Çlirimit, kur edhe ndodhi rrahja, transmeton Telegrafi.
Sipas mediave serbe, dikush nga të pranishmit ka shtënë me armë në ajër, ku si pasojë një pjesë e qytetarëve janë tërhequr pas këtij akti.
Videoja e filmuar shfaq burrin i cili tërhiqet derisa mban lart revolen, kurse pamjet janë publikuar nga N1.
E në vendin e ngjarjes u shfaq më pas edhe kordonët e xhandarmerisë dhe shpërndau qytetarët dhe mbështetësit e SNS-së.
The post Momenti kur një burrë kërcënon me armë para zyrave të partisë së Vuçiqit appeared first on Kosovapost.net.