Pasi Paris Saint-Germain fitoi çmimet kryesore në galanë e “Topit të Artë” – për klubin më të mirë, trajnerin më të mirë dhe lojtarin më të mirë të vitit, skuadra u rikthye në stërvitje që të nesërmen.
Në qendër të vëmendjes ishte Ousmane Dembele, i cili u kurorëzua me Topin e Artë 2025, një çmim që shënoi kulmin e një sezoni të jashtëzakonshëm ku francezi ndihmoi PSG-në të fitojë Ligën e Kampionëve, Kampionatin Francez dhe Kupën e Francës.
🌕 « Now that you're the Ballon d'Or, I want you to always come in a suit! » 🤵♂️😂
The return of the Ballon d'Or 2025 to the PSG Campus!#BallonDor
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) September 23, 2025
Kur Dembele u shfaq në fushë me trofeun në duar, Luis Enrique, trajneri i tij, nuk mundi të përmbante emocionet.
“Ousmane Dembele! Topi i Artë!”, bërtiti ai, duke vrapuar drejt sulmuesit për ta përqafuar dhe madje për të puthur trofeun. Ky moment i gëzuar u bë menjëherë viral në rrjetet sociale dhe u përhap shpejt mes tifozëve të PSG-së dhe admiruesve të futbollit në mbarë botën.
PSG përgatitet për sfidat e ardhshme të sezonit 2025/26, me Dembele të motivuar dhe trajnerin Enrique të vendosur të udhëheqë ekipin drejt sukseseve të tjera.
La réaction de Luis Enrique 🇪🇸 devant Le Ballon d’Or 🌕 Ousmane Dembélé 🇫🇷. 😭🥰
🎥 @PSG_inside pic.twitter.com/SMFTxp0wq8
— Actu Foot (@ActuFoot_) September 23, 2025
The post Momenti gazmor kur trajneri Enrique takon Dembelen pasi ky i fundit fitoi Topin e Artë (VIDEO) appeared first on Telesport.