Molliqaj: Samia, Fatoni e Matoshi janë veç dorë e zgjatur e autoritarizmit të Kurtit

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka komentuar deklaratat fyese të zyrtarëve të VV-së ndaj mediave.

Ai ka thënë se prapa fyerjeve të zyrtarëve të VV-së fshihet lideri i VV-së, Albin Kurti.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ata janë dorë e zgjatur e Albin Kurtit.

“Nuk është as Samia, as Fatoni, as Kraki e as Matoshi – është Albin Kurti. Eksponentët e vetëvendosjes janë veç dorë e zgjatur e autoritarizmit të Kurtit”, ka shkruar ai.