Molliqaj radhit arsyet pse Kurti deshi ta nënshkruajë propozimin e BE-së

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka deklaruar se në takimin e fundit të 27 shkurtit në Bruksel mes krerëve të shteteve, Kurti e Vuçiq ka ndodhur dakordim formal sa i përket planit franko-gjerman, e i cili sipas tij ka dallime josubstanciale.

Sipas Molliqajt, Kurti pas këtij takimi tregoi se është i gatshëm të nënshkruaj marrëveshje me Serbinë edhe pa planin e veprimit.

“Vuçiqit si konvenon lajmi në Serbi që ka dakordim, pa qenë edhe plani i veprimet sepse aty janë veprimet për Asociacionin dhe Kishën Ortodokse. Ndërsa, Albinit i ka konvenuar që të ketë deklarimin e tij të parë, që është gati ta nënshkruajë marrëveshjen pa planin e veprimit, sepse në planin e veprimit nuk do të mund të thoshte “lexojeni marrëveshjen”, sepse është e qartë se çka është bërë”, u shpreh Molliqaj në Kanal10.

Kreu i PSD-së ka përsëritur qëndrimin e këtij subjekti politik se Asociacioni do të jetë në qendër të marrëveshjes me Serbinë, e jo njohja siç është proklamuar.

“Skena politike në Kosovë ka pasur një model të dakordimit ose mosdakordimit të një marrëveshjeje. Ne patëm thënë se qysh në marrëveshjen e parë për targa, që Asociacioni është edhe para edhe mrapa këtij dakordimi. Tensioni në veri është për Ascoiacion. E patëm theksua edhe që në qendër të marrëveshjes do të jetë Asociacioni e jo, njohja”, tha Molliqaj.

Ai ka shtuar se me marrëveshjen finale me Serbinë, Kosova do të fitojë liberalizimin e vizave si dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Related Posts