Molliqaj për VV’në: Pushteti i rrezikshëm matet lehtë veç me sjelljen e tyre ndaj mediave

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kritikuar qeverisjen aktuale për trajtimin e medias, duke thënë se “pushteti i rrezikshëm matet lehtë vetëm me sjelljen e tyre ndaj mediave”, raporton GazetaBlic.

Ai akuzoi përpjekje për delegjitimim të mediave përmes shantazheve, kërcënimeve dhe sulmeve, duke vlerësuar se këto veprime janë të papranueshme dhe duhet kundërshtuar e luftuar.