Molliqaj, Kurtit: Je dorëzu para milicisë fashiste në Veri

Ish bashkë-partiaku i Albin Kurti, Dardan Molliqaj ka reaguar pas fjalimit të Kurti në Kuvendin e Kosovës e ku raportoi për gjendjen në veriun e Kosovës.

Ndër të tjera Kurti ka përmendur këtu edhe milici që kanë qenë pjesë e organizatorëve të protestave, siç i ka quajtur ai fashiste.

Dardan Molliqaj ka shkruar pikërisht para këtyre milicive Kurti po dorëzohet.

Reagimi i plotë:

Milicisë fashiste, që Kurti po e sulmon e denoncon, po i pranohen kërkesat për zgjedhje në veri.

Pra, pikërisht kjo milici fashiste ia shkarkoi kryetarët Kurtit.

Piskamat e tij për këtë milici janë piskama të dorëzimit para tyre.