,

Molliqaj: Kurti po e shkel kauzën për të cilën vdiq Astrit Dehari

Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot një aksion simbolik në ditën kur mbahet takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel.

Pranë ndërtesës së qeverisë në sheshin “Skënderbeu” ata kanë vendosur një baner ku shihet Kurti dhe Vuçiqi dhe në të cilin shkruan “Tension për Asociacion”.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se Kurti nuk ka mandat që ta themelojë Asociacionin dhe me themelimin e saj ai do të shkelë mbi vullnetin e qytetarëve që e kanë votuar atë.

“Ajo që mund të shihet edhe nga ilustrimi mbrapa besoj se është e vërteta totale e asaj që ka ndodhur me dialogun Kosovës-Serbi. Qendra e marrëveshjes që sot do të pranohet është Asociacioni”.

“Të gjitha tensionet në veri të Kosovës kanë qenë tensione për të arritur deri te Asociacioni që është shimë i dëmshëm për Kosovën”.

Tutje, ai ka vazhduar ta kritikojë Qeverinë e Kosovës duke thënë se nuk ka qenë transparente sa i përket dialogut me Serbinë.

“Sot Kurti e pranon marrëveshjen në të cilën në qendër e ka Asociacionin dhe qytetarët dhe deputetët nuk e dinë me saktësi se cila është ajo marrëveshje”.

“Gjatë gjithë kohës është dukur se Kurti dhe Vuçiqi janë në një konflikt, derisa në Bruksel kanë ndodhur marrëveshjet”.

“Mos harroni se Kurti nuk ka mandat për ta themeluar Asociacionin, me këtë Kurti po e shkelë vullnetin e qytetarëve”.

“Nuk mundesh sot ta festosh ditëlindjen e Astrit Deharit, e nesër të shkosh në Bruksel e ta shkelësh kauzën e tij për të cilën ai ka vdekur”.

Related Posts