Molliqaj i reagon RTK-së për sulmin ndaj mediave: S’është lëshim apo padituri, por e qëllimshme dhe dashakeqe

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka reaguar pas raportimit të Radiotelevizionit të Kosovës ku sulmoheshin gazeta Nacionale dhe Periskopi, duke cituar një portal jokredibil nga Bosnja.

Molliqaj përms një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kjo nuk lëshim, gabi, apo padituri, por e qëllimshme dhe dashakeqe.

“Nuk është lëshim, gabim apo padituri. Është e qëllimshme dhe dashakeqe. Mision i thonë. Për këtë e kanë zaptuar RTK-në. Pushteti po i sulmon mediat, sepse ka nevojë për ta karikaturuar figurën e armikut të cilën e lufton dhe prej të cilës luftë merr rol historik. Rropatje për tu imponuar si domosdoshmëri.” – ka thënë ai.

Në fund, Molliqaj është shprehur se ky sulm nuk guxon të kalojë pa dorëheqje, shkarkime dhe penalizime.

“Sulmi i RTK-së ndaj mediave nuk guxon të kalojë pa dorëheqje, shkarkime dhe penalizme. Por kjo nuk pritet nga ata, prandaj neve, qytetarë të këtij vendi, na takon mosbindja dhe rezistenca.” – ka shkruar kreu i PSD-së.

https://www.facebook.com/dardanmolliqaj2/posts/1020290929545743?ref=embed_post