Molliqaj: Bllokimi i Kuvendit i leverdis Kurtit, opozita ta zhbllokojë Kuvendin

Kryetari i Partisë SocialdemokrateDardan Molliqaj, ka kritikuar sjelljen e opozitës në Kuvend, duke i akuzuar ata se po veprojnë në përputhje me interesat politike të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Sipas Molliqajt, bllokimi aktual i Kuvendit po i leverdis Kurtit, duke e lejuar atë të shfrytëzojë situatën për të fituar kohë dhe për të kontrolluar narrativen politike në ditët e fundit të mandatit të tij.

Postimi:

Rasti i opozitës

Bllokimi i Kuvendit i leverdis Albin Kurtit. Prej momentit të konstituimit deri në largimin e tij janë veç 15 ditë. Nga ky moment fillon numërimi mbrapsht.

Ngërçi i tij duhet të jetë shansë për opozitën. Dy modele të ndryshme politike s’mund të qëndrojnë brenda të njëjtës sjellje politike. Opozita duhet ta zhbllokojë Kuvendin, të bëjë marrëveshje reciproke për votim të kryetarit dhe nënkryetarëve. Por, kjo vetëm me një kusht: marrëveshje politike midis partive opozitare për të qeverisur. Politika rrallë ta shtron rrugën me lule. Duhet guxim dhe përgjegjësi.