Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza ka pritur sot në një takim miqësor, ish-presidentin e Shqipërisë, Alfred Moisiu.
Në njoftim thuhet se gjatë takimit është diskutuar për gjendjen aktuale në komunën e Mitrovicës, si dhe për zhvillimet e përgjithshme në nivel vendi.
Tutje bëhet e ditur se Hamza e informoi Moisiun për sfidat dhe të arriturat në komunë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë.
“Hamza falënderoi Shqipërinë për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset e saj shtetformuese, duke theksuar nevojën për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes dy vendeve tona, në funksion të përparimit dhe stabilitetit rajonal”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Komuna e Mitrovicës në Facebook