Mohamed Salah: E mbani mend kur Kane nuk shënoi për 10 ndeshje?

Mohamed Salah nuk e fshehu pakënaqësinë e tij për lënien në stol për disa ndeshje radhazi nga Arne Slot. Pas barazimit të djeshëm mjaft dramatik, sërish në stol, egjiptiani foli hapur.

“Mbaj mend një herë kur Harry Kane kaloi 10 ndeshje pa shënuar. Njerëzit thjesht thonin ‘hajt se do të shënojë’. Në rastin tim ndodh ndryshe. Nëse nuk shënoj për disa ndeshje, njerëzit më duan në stol. Më vjen keq, por është e pandershme. Nuk e di, por ndoshta javën tjetër do të luaj ndeshjen time të fundit në Anfield”.

The post Mohamed Salah: E mbani mend kur Kane nuk shënoi për 10 ndeshje? appeared first on Telesport.