Luciano Moggi, ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, ka komentuar situatën te bardhezinjtë dhe zgjedhjen e trajnerit të ri: “Problemi qëndron te zëvendësimi i trajnerit, në këtë rast Tudor. Kush drejton klubin duhet të kuptojë çfarë nuk funksionon, sepse janë ndërruar disa trajnerë. Kjo do të thotë se diçka nuk shkon në mekanizëm, duhet pak vaj në ingranazhe”.
I pyetur nëse Luciano Spalletti është njeriu i duhur për të rilançuar Juventusin, Moggi u shpreh qartë: “Është më i miri ndër të disponueshmit për momentin. Kjo skuadër nuk ka personalitet të madh, i duhet dikush që di ta bëjë zanatin e tij dhe që është i besueshëm. Për këtë arsye Spalletti është një zgjedhje e qëlluar. Pastaj gjithçka do të varet edhe nga mesfusha. Unë do të kisha marrë një mesfushor dhe një mbrojtës në vend të tre sulmuesve, por vetëm ata që janë brenda klubit e dinë çfarë i duhet skuadrës”.
Moggi minimizoi polemikat për tatuazhin e Spallettit, ku ndodhet logoja e Napolit dhe flamuri trengjyrësh: “Janë marrëzira, gjëra pa sens që thuhen kot. Trajnerët janë profesionistë dhe, kur janë në një klub tjetër, mbështesin atë klub. Nuk ka asgjë për t’u kritikuar që ai ka dashur Napolin”.
The post Moggi “bekon” Spallettin: Zgjedhja më e mirë për Juventusin. Polemikat për tatuazhin e tij? Marrëzira appeared first on Telesport.










