Modric: “Zërat për të ardhmen time nuk më interesojnë”. Estupinan: “Goli më i rëndësishëm i karrierës”

Luka Modric, një nga protagonistët kryesorë të fitores së Milanit në derbi, e komentoi ndeshjen për DAZN: “Ne kemi besuar gjithmonë, mendojmë ndeshje pas ndeshjeje. Në pjesën e parë bëmë një ndeshje të madhe, në të dytën Interi u përmirësua. Sidoqoftë u mbrojtëm si skuadër dhe e merituam fitoren. Tani mendjen te fundi i sezonit për të vazhduar kështu”.

Për golin “e anuluar” të Interit shtoi: “Nuk e di, por nuk ka dyshime. Arbitri kishte fishkëllyer para se topi të hynte në portë”. Më pas foli për të ardhmen e tij dhe të Allegrit: “Gjithmonë ka zëra rreth skuadrës, por nuk më interesojnë. Jam shumë i lumtur këtu. Ishte bukur të shihja Sergio Ramos në stadium. Kur kapiteni vjen këtu, duhet të fitojmë. Gjithsesi nuk mendoj për asgjë tjetër, vetëm për të punuar”.

Shumë i entuziazmuar ishte edhe Pervis Estupinan, autor i golit të fitores: “Është më i rëndësishmi i karrierës sime. Kemi punuar fort këtë javë dhe ky është rezultati. A ishte diçka e përgatitur? Po, trajneri më tha të sulmoja dhe gjeta momentin e duhur”.

 

The post Modric: “Zërat për të ardhmen time nuk më interesojnë”. Estupinan: “Goli më i rëndësishëm i karrierës” appeared first on Telesport.