Luka Modric ka luajtur 2.144 minuta në 28 paraqitje mes kampionatit, Kupës së Italisë dhe Superkupës, duke u kthyer në një element të pazëvendësueshëm te Milani i Massimiliano Allegrit. Pavarësisht moshës, kroati ka treguar se mund të japë ende shumë, brenda dhe jashtë fushës.
I ardhur verën e kaluar me parametër zero nga Real Madridi, fillimisht pati skepticizëm për gjendjen e tij fizike, por dyshimet u zhdukën shpejt dhe tani kuqezinjtë duan ta mbajnë të paktën edhe një sezon. Modric firmosi kontratë njëvjeçare, me opsion rinovimi që mund të aktivizohet vetëm nga vetë lojtari. Në Milanello kanë nisur përpjekjet e trajnerit, shokëve dhe stafit për ta bindur të qëndrojë.
Luka ende nuk e ka marrë vendimin final, por ka theksuar disa herë se ndihet shumë mirë në Milano. Vendimi pritet mes fundit të sezonit dhe fillimit të Botërorit të tij të pestë. Gjendja fizike, motivimi dhe kualifikimi në Champions League do të jenë faktorë kyç. Pas rinovimit të Mike Maignan, tani objektivi është edhe Modric.
The post Modric si Maignan; te kuqezinjtë “lobojnë” të gjithë për rinovimin e kroatit appeared first on Telesport.









