Modric shënon golin më të vjetër në historinë e Serie A: Mos ma kujtoni më moshën time

Luka Modric (40 vjeç e 5 ditë) është mesfushori më i moshuar që ka shënuar në historinë e Serie A, duke thyer rekordin e Nils Liedholm me fanellën kuqezi (38 vjeç e 169 ditë, më 26 mars 1961 kundër Interit). Ylli kroat e analizoi kështu mbrëmjen e tij ‘historike’:

“Fitorja, kjo është gjëja më e rëndësishme. Tani fokusi është te ndeshja e radhës. Shpresoj që herën tjetër të mos ma kujtoni moshën time. Po bëj shaka… Luftuam si skuadër, ndeshje pas ndeshjeje do të bëhemi më të mirë, duke u njohur më shumë mes nesh. Me rikthimin e disa lojtarëve do të jemi edhe më të fortë”.

 

The post Modric shënon golin më të vjetër në historinë e Serie A: Mos ma kujtoni më moshën time appeared first on Telesport.