Modric sfidon moshën dhe udhëheq Milanin: Nuk mund të gabonim sonte

Luka Modric ishte protagonisti absolut në fitoren e Milanit ndaj Pisa, duke konfirmuar edhe një herë peshën e tij vendimtare në momentet kyçe të sezonit. Mesfushori kroat theksoi rëndësinë e suksesit në garën për kreun:

“Para së gjithash, nuk mund t’i lejonim vetes të gabonim sonte. E dinim që këto pikë do të ishin vendimtare për luftën në krye të tabelës dhe i morëm. Në pjesën e dytë u relaksuam pak dhe nuk po iu kushtonim vëmendje detajeve. Kjo është arsyeja pse ata shënuan. Në fund sulmuam dhe shënuam golin e dytë, jemi të lumtur me fitoren”.

PISA, ITALY – FEBRUARY 13: Luka Modric of AC Milan receives the prize for the best player of the match at the end of the Serie A match between Pisa SC and AC Milan at Arena Garibaldi on February 13, 2026 in Pisa, Italy. (Photo by Giuseppe Cottini/AC Milan via Getty Images)

Kroati falënderoi edhe tifozët: “Është një privilegj të dëgjoj brohoritje për mua nga tifozëria. Mundem vetëm t’i falënderoj. Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje, të vazhdojmë të punojmë dhe të përmirësohemi”.

Sipas OPTA, Modric (40 vjeç e 157 ditë) është lojtari i tretë më i vjetër që shënon në Serie A, pas Alessandro Costacurta dhe Zlatan Ibrahimovic; të tre me fanellën e Milanit. Edhe Allegri e vlerësoi kroatin: “Të gjithë duhet të mësojmë nga Modric, ai është një kampion tepër i përulur. Shkoi ta fitonte ndeshjen në fund dhe të merrte 3 pikët…”

The post Modric sfidon moshën dhe udhëheq Milanin: Nuk mund të gabonim sonte appeared first on Telesport.