Nga grumbullimi i kombëtares së Kroacisë, mesfushori Luka Modric ka folur për aventurën e tij të re me fanellën e Milan. Ai ka dhënë përshtypjet e tij të para për ditët që ka kaluar në Milanello.
“Kjo fazë e parë e adaptimit ka qenë shumë e rëndësishme për mua. Mund të them vetëm gjëra pozitive për klubin, skuadrën, trajnerin dhe shokët e mi të rinj të skuadrës”, tha Modric.
“Të gjithë më kanë pritur shumë mirë, në mënyrën më të mirë të mundshme. Jam entuziast për klubin dhe madhështinë që ai ka. Duket që është një nga klubet më të mëdha në botë”, shtoi kroati.
“Aktualisht, Milan nuk është në nivelet dhe rezultatet e dikurshme, por jemi të gjithë duke punuar që të shkojmë në ato nivele”, tha Modric, që ka debutuar në kampionat me kuqezinjtë.
The post Modric rrëfen ditët e para si milanist: Duket që është një nga klubet më të mëdha në botë appeared first on Telesport.