Historia e dashurisë mes Luka Modric dhe Milanit mund të vazhdojë. Nuk kaloi pa u vënë re takimi i së enjtes në mbrëmje mes Igli Tares dhe yllit kroat. Asgjë formale, por sinjale vazhdimësie kuqezi në zemër të Milanos.
Një bisedë për të forcuar marrëdhënien mes tyre, e cila nisi fort në qershor kur Tare shkoi në Zagreb për ta bindur Modric të zgjidhte Milanin, dhe për ta bërë më konkrete mundësinë që ish-lojtari i Real Madridit të luajë sërish me “Djallin” sezonin e ardhshëm.
Në shtëpinë e Milanit, duke parë rikthimin në Champions League, e konsiderojnë praninë e Modric, që e ka ngritur 6 herë “kupën me veshë të mëdhenj” në karrierë, thelbësore për konkurrencën. Sipas “Tuttosport”, për veteranin kroat është gati një kontratë 1-vjeçare me 4.5 milionë euro, plus bonuse.
Megjithatë paratë janë aspekti më pak i rëndësishëm. Luka duhet të vendosë vetëm nëse do të vazhdojë pas Botërorit, por optimizmi është i dukshëm.
The post Modric mund të qëndrojë edhe një sezon. Takim me Igli Taren, ndjenja pozitive appeared first on Telesport.










