“Modric më tha se nuk i kishte ndodhur kurrë që një kundërshtar ta ndiqte për 90 minuta”

Gjatë një interviste për DAZN, Massimiliano Allegri foli për debutimin e Fullkrug në Serie A dhe sfidat e futbollit italian, madje edhe për një yll si Luka Modric. Sipas Allegrit, Fullkrug bëri një ndeshje të mirë, pavarësisht rikuperimit nga një dëmtim dhe pak minutave të luajtura: “Ai dha një pasim të bukur për Estupinan dhe tregon se ka cilësi, por duhet të kuptojë futbollin italian, i cili duket i thjeshtë nga jashtë, por ka nuanca taktike që lojtarët e huaj duhet t’i mësojnë”.

Më pas Allegri rrëfeu një episod me Modric pas ndeshjes ndaj Genoa: “Luka tha se nuk i kishte ndodhur kurrë që një kundërshtar ta ndiqte në çdo lëvizje të tij gjatë gjithë ndeshjes. Kur i kërkoi pak hapësirë, kundërshtari iu përgjigj: Jo, më thanë të të ndjek kudo”.

Allegri nënvizoi se futbolli italian është i vështirë, kërkon durim, por lojtarë si Fullkrug kanë cilësi. Ai dha dy asiste në pjesën e parë dhe mund të bëhet lojtar kyç brenda zonës.

The post “Modric më tha se nuk i kishte ndodhur kurrë që një kundërshtar ta ndiqte për 90 minuta” appeared first on Telesport.