Pak më shumë se një orë na ndan nga fillimi i “Derby della Madonnina”, që gjithmonë është kryefjala e futbollit në Itali dhe jo vetëm.
Ndërkohë, ““Corriere dello Sport” ka zbuluar një gjest fantastik që ka bërë Luka Modric. Kroati ka paguar biletat dhe transportin për 60 miq dhe familjarë që të jenë sonte të pranishëm në “San Siro” për ta parë derbin nga afër.
Ai pagoi biletat dhe madje ndihmoi disa prej tyre të udhëtonin nga Kroacia për të parë ndeshjen. Një nga këta 60 persona është edhe Mario Mandzukic, i cili u dekorua me një çmim mbrëmë para sfidës Juventus-Pisa, dhe sot do të jetë i pranishëm në “San Siro” për të parë live derbin, duke qenë se është një nga miqtë e ngushtë të Luka Modric.
The post Modric me gjest fantastik për derbin e sotëm, kroati tregon edhe njëherë tjetër fisnikërinë e tij appeared first on Telesport.









