Luka Modric foli për Milanin dhe shpalosi ëndrrën e Champions League: “Kam fituar gjithçka në karrierë, tani dua ta bëj edhe me Milanin. Kur nuk heq dorë kurrë, gjithçka është e mundur. Kam ardhur këtu për të fituar, rikthimi në Champions është objektivi minimal, por shpresoj të bëj më shumë”.
Mesfushori kroat, protagonist i pjesës së parë të sezonit me kuqezinjtë, tregoi se edhe në moshën 40-vjeçare ka uri për suksese dhe dëshirë si një djalë i ri: “Jam te një klub i madh dhe historik, skuadra ka shumë talente, trajneri është fitues. Është një rrugëtim i gjatë, por kam pritshmëri të mëdha”.
Pasioni për Milanin i lindi qysh fëmijë: “Jam rritur me mitin e Boban, por edhe të Maldini, Kakà, Pirlo, Seedorf…” Për Serie A: “Niveli është shumë i lartë. Nuk ka kaq rivalë të fortë në kampionatet e tjera të mëdhenj; Juve, Inter, Napoli, Lazio, Roma…”
Kroati po përjeton në “San Siro” emocione të reja: “Stadiumi ‘Bernabeu’ ka qenë special për mua, por ‘San Siro’ është një stadium me histori. Ancelotti më tha që do të ndihem mirë, ai është një nga më të mëdhenjtë”.
The post Modric: Kam fituar gjithçka në karrierë, ëndrra ime është ta bëj këtë edhe me Milanin appeared first on Telesport.