Luka Modrić, në skenën e “Gazzetta Awards”, foli për muajt e parë të aventurës së tij në Milano. Ai theksoi se ndjehet shumë mirë fizikisht e mendërisht dhe se po argëtohet me futbollin që po luan. Duke komentuar fillimin te Milani, kroati u shpreh:
“Po bëj një punë të mirë me Milanin, një nga klubet e mi të preferuar. Si fëmijë ëndërroja të luaja për këtë skuadër të madhe. Futbolli italian është shumë konkurrues, ndoshta nga jashtë nuk kuptohet sa i vështirë është”.
Ai foli edhe për raportin me Massimiliano Allegrin: “Është një trajner i madh, një fitues. Më ka befasuar me personalitetin e tij. Më pëlqen të punoj me të për mënyrën se si i menaxhon kampionët e mëdhenj”.
Për ndeshjet “play off” të Italisë, tha: “Do të ishte tragjedi po të mungonit në Botërorin e tretë radhazi. Shpresoj që Italia të kualifikohet sepse aty duhet të jenë të gjitha ekipet më të mira”. Urbano Cairo e komplimentoi kroatin duke thënë me humor: “Sipas meje, ai është i vitit 1955 (qesh)”.
The post Modrić, i befasuar nga personaliteti i Allegrit. Botërori pa Italinë do të ishte një tragjedi appeared first on Telesport.











