Luka Modric, pas 13 vitesh te Real Madridi dhe fitimit të gjithçkaje atje, përfshirë “Topin e Artë” 2018, vendosi të bashkohej me Milanin në moshën 40-vjeçare. Ai u bë menjëherë një lider i rëndësishëm në skemat e Allegrit: “Qyteti është i mrekullueshëm. Lojtarët, trajneri, tifozët, gjithçka është në nivel të lartë. Milani është një klub historik dhe i madh”.
Largimi nga “Los Blancos” nuk ishte i lehtë: “13 vite, pothuajse gjysma e jetës sime, në një klub dhe një qytet, një nga periudhat më të bukura të jetës sime”. Megjithatë, ai e sheh Milanin shumë afër galaktikëve madrilenë: “Pas Real Madridit, çdo klub duket një shkallë më poshtë, por këtu reputacioni dhe historia janë shumë afër Realit”.
Modric shtoi: “E dua Milanin, jam rritur me futbollin italian. Kur u paraqit kjo mundësi, ishte e duhura”. Ai theksoi rëndësinë e teknikës dhe mendjes mbi forcën fizike: “Futbolli nuk është vetëm forcë dhe lartësi, më i rëndësishmi është truri”.
The post Modric: Futbolli nuk është vetëm forcë dhe lartësi, më i rëndësishmi është truri appeared first on Telesport.











