Modric dizajnon futboll për Milanin, bën gjëra që të tjerët vetëm mund t’i ëndërrojnë

Luka Modrić vazhdon të mahnisë me fanellën e Milanit. Në fitoren 3-0 ndaj Udinese, kroati 40-vjeçar ishte sërish ndër më të mirët në fushë, duke drejtuar mesfushën me qetësi, autoritet dhe klasin që e ka shoqëruar gjithmonë. Shokët e skuadrës i besuan atij çelësat e lojës dhe Modrić i shpërbleu me vizion e magji, duke diktuar ritmin e ndeshjes.

Allegri, i ulur në tribuna për shkak të pezullimit, e mbajti në lojë 81 minuta, para se t’i jepte pushimin e merituar. Në atë kohë, Modric kishte marrë tashmë duartrokitjet e “Dacia Arena”, pasi me lëvizjet e tij elegante kishte udhëhequr si një dirigjent i vërtetë. Ajo që mbeti në sytë e të gjithëve ishte një pasim gjenial me të jashtmen e djathtë.

Image

Kroati shfrytëzoi një hapësirë të padukshme dhe e dërgoi topin në mënyrë perfekte tek Estupiñán. Vetëm një ndërhyrje e fundit e mbrojtjes vendase e pengoi aksionin të shndërrohej në gol. Edhe në moshën 40-vjeçare, Modrić po tregon se shikon gjëra që të tjerët as nuk i imagjinojnë. Në këtë Milan, që synon të rikthehet në majë, ai mbetet lider i padiskutueshëm dhe artist i vërtetë i futbollit.

The post Modric dizajnon futboll për Milanin, bën gjëra që të tjerët vetëm mund t’i ëndërrojnë appeared first on Telesport.