Modric, deklarata për Milanin bën bujë: Pas Real Madridit, kudo që shkon është një hap pas…

Luca Modric ka folur për kalimin e tij nga Real Madridi te Milan në një intervistë për Slaven Bilic: “Pas Real Madridit, kudo që shkon është një hap pas. Kjo është e pakundërshtueshme dhe çdo lojtar mund ta konfirmojë. Mendoj se kam ardhur te një klub që, për historinë dhe reputacionin e tij, është shumë afër Real Madridit. Për mua kjo ishte situata më ideale, sidomos sepse jam rritur duke ndjekur futbollin Italian. Milani ishte ekipi im i preferuar”.

Modric foli edhe për trupin dhe inteligjencën: “Futbolli nuk është vetëm forcë apo lartësi; është më shumë se të jesh 1.90 metra apo të vraposh 100 metra në 11-12 sekonda. Futbolli është teknikë, inteligjencë, intuitë dhe shumë komponentë të tjerë.

Sot shoh njerëz që përpiqen të imponojnë agresivitet, shpejtësi, forcë apo strukturë trupore si kriter, por nuk funksionon kështu. Inteligjenca është më e rëndësishme; forca dhe shpejtësia nuk do të mund ta kalojnë kurrë teknikën ose mentalitetin. Këto janë arsyet pse njerëzit e duan dhe vazhdojnë të shikojnë futbollin”.

The post Modric, deklarata për Milanin bën bujë: Pas Real Madridit, kudo që shkon është një hap pas… appeared first on Telesport.