Mobilizimi për drejtësi, Ahmeti: UÇK-ja do të mbrohet edhe në Shkup

Sot në Tiranë u mbajt protesta e tretë me radhë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Kur folësit morën fjalën patën një kërkesë, lirimin e katërshes sa më shpejt e pa vonesa, por edhe të tjerëve që po mbahen në Hagë, raporton Klan Kosova.

Për ta u tha se nuk kanë kryer krime, por detyrën më të lartë që njeh historia e që është çlirimi dhe mbrojtja e popullit të vet.