Leo Messi është ylli i padiskutueshëm i MLS (Major League Soccer). Pavarësisht se kujt mund t’i rëndojë, nëse ka ndonjë që i rëndon, gjë që nuk duket, nuk ka rëndësi sa shumë “yje” po tërheq kampionati amerikan që nga ardhja e yllit argjentinas tek Inter Miami, ky trend nuk do të ndryshojë.
Tërheqja për të luajtur në SHBA duket gjithnjë e më e madhe, shumë lojtarë e preferojnë këtë destinacion, edhe pse nënkupton të ardhura financiare më të ulëta se Arabia Saudite. Klubeve të MLS nuk iu mbetet tjetër veçse të investojnë, sidomos duke pasur parasysh praninë e Leo Messit, aq më shumë që para pak ditësh Inter Miami shtoi në radhët e veta edhe Rodrigo De Paul.
Goditjen e fortë ka tentuar ta japë Los Angeles FC, klub i cili ka konfirmuar blerjen më të shtrenjtë në historinë e kampionatit amerikan (MLS); Heung-min Son (33 vjeç). Koreano-jugori u përshëndet me një mesazh emocional nga tifozët e Tottenham dhe brenda orësh u prezantua te LAFC, që pagoi 22.5 milionë euro për ta marrë. Një shifër rekord në SHBA.
10 transferimet më të shtrenjta në historinë e MLS:
1. Heung-min Son: 22.5 milionë € (Los Angeles FC)
2. Emmanuel Latte Lath: 21.25 milionë € (Atlanta United)
3. Kévin Denkey: 15.3 milionë € (Cincinnati)
4. Rodrigo De Paul: 15 milionë € (Inter Miami)
5. Thiago Almada: 14.5 milionë € (Atlanta United)
6. ‘Pity’ Martínez: 14.5 milionë € (Atlanta United)
7. Ezequiel Barco: 12.2 milionë € (Atlanta United)
8. Hirving Lozano: 12 milionë € (San Diego)
9. Myrto Uzuni: 12 milionë € (Austin)
10. Brenner: 11.8 milionë € (Cincinnati)
Një listë që, duhet thënë, ka pak emra “yjesh”, për të mos thënë asnjë, para se t’i bashkohej Rodrigo De Paul, për të cilin Inter Miami pagoi 15 milionë euro. Arsyeja është se zakonisht futbollistët më të njohur mbërrijnë si transferime të lira, për të nënshkruar kontrata sa më të mëdha, por nuk është ky rasti me Son.
The post MLS e ka seriozisht, bën transferimin më të shtrenjtë në histori. Rritet konkurrenca për… Messin appeared first on Telesport.