Imer Hakaj, ditën e djeshme ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit të Inspektoratit së Trashëgimisë Kulturore.
Hakaj, përmes një postimi në facebook u shprehë se këtë vendim e mori pasi Komuna e Prishtinës inicioi kallëzim penal ndaj këtij institucioni, pas Inspektorati kishte ndërprerë punimet në sheshin “Xhorxh Bush”.
Rreth këtij vendimi të tij ka reaguar edhe Ministria e Kulutrës Rinisë dhe Sportit, ku nuk e kanë miratuar dorëheqjen e Hakajt.
MKRS i ka konsideron të pabazuara pretendimet e Kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, ku kishte deklaruar se qeverisja qëndrore po ia bllokon dhe ndalon projektet kapitale në kryeqytet.
Tutje në reagimin e bërë nga kjo ministri thuhet se kallëzimit penal ndaj zyrtarit të Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore, do t’i përgjigjemi me kallëzim penal për kallëzim të rrejshëm.
”Kallëzimit penal ndaj zyrtarit të Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore, do t’i përgjigjemi me kallëzim penal për kallëzim të rrejshëm, ndërsa dorëheqja e drejtorit të ITK-së, Imer Hakaj nuk miratohet, kjo pasi gjithë puna e bërë deri tani është brenda mandatit të tij. Inspektorati ka vepruar në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi dhe brenda autorizimeve ligjore.
Ne, konsiderojmë që veprimet e përsëritura, të qëllimshme dhe me paramendim të Komunës së Prishtinës, nuk paraqesin vetëm shkelje procedurale, por kemi dyshime të bazuara për keqpërdorim dhe dëmtim të buxhetit publik.” thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë: