Përgjegjësi i gjyqtarëve të Serie A, Gianluca Rocchi, komentoi në “Open Var” rastet më të diskutueshme të javës, mes tyre penalltia e dhënë për Napolin pas kontaktit Mkhitaryan–Di Lorenzo: “Është një episod i veçantë, me problem procedural. Arbitri mund të mos e ketë parë, por komunikimi duhet të bëhet me VAR-in, jo me asistentin.
Ndërhyrja e Bindon nuk më pëlqeu aspak, shkoi përtej kompetencës së tij. Vendimi nuk është i saktë, nuk është penallti dhe duhej kërkuar ‘on-field review’. Përgjegjësinë kryesore e ka asistenti, pastaj arbitri dhe më pas VAR-i”.

Ai shtoi se “penalltitë duhet të jenë të qarta dhe të kenë një nivel të lartë ndikimi në ndeshje; kjo ishte nën këtë prag”. Rocchi pranoi gjithashtu se Juventusit i mungoi një penallti dhe se procedura e ndjekur në rastin e Napolit “ishte shumë e çuditshme dhe e gabuar që në bazë”.
The post “Mkhitaryan-Di Lorenzo nuk ishte penallti, Juventusit i mungon një 11-metërsh” appeared first on Telesport.










