Mkhitaryan dhe “kura” e Chivu: Na riktheu energjinë dhe bashkoi grupin pas zhgënjimit

Nga vështirësitë pas Champions League te energjia e re në pankinë. Mkhitaryan tregon si Cristian Chivu ka rindërtuar mentalitetin fitues të Interit pa përmbysur identitetin e trashëguar nga Simone Inzaghi. Duke folur për “Cronache di Spogliatoio”, armeni analizon një fillim sezoni “jo negativ, por as perfekt”, duke shtuar: “Mund të kishim marrë më shumë pikë, Interi ka detyrimin moral të synojë gjithmonë maksimumin”.

Pika kyçe është trashëgimia e sezonit të kaluar: 63 ndeshje dhe humbja e finales së Champions-it. “Ishim të zbrazur mendërisht, – pranon ai. – Pas humbjes ndaj PSG në finale, zhgënjimi ishte i madh”.

Këtu hyn Chivu: “E mori skuadrën kur ishim poshtë moralisht dhe na riktheu energjinë e besimin, duke u fokusuar te psikologjia. Nuk donte të fshinte 4 vite pune, por na bashkoi dhe na bëri të besonim sërish”. Në fund, 36-vjeçari thekson: “Çdo ditë duhet ta provosh veten, synimi ynë është që të japim më të mirën për Interin”.

The post Mkhitaryan dhe “kura” e Chivu: Na riktheu energjinë dhe bashkoi grupin pas zhgënjimit appeared first on Telesport.