Policia ka mundur që të zbulojë shkaqet e automjetit të djegur në Novoselë të Vlorës. Mësohet se ka qenë vetë pronari i automjetit, ai që ka shkaktuar zjarrin.
Shtetasi P.Ç., 61 vjeç banues në Vlorë është arrestuar pasi në rrugën Novoselë-Akërni, duke drejtuar automjetin tip Renault në gjendje të dehur i ka dhënë gaz pa pushim, në mënyrë të pakontrolluar.
Si pasojë e kësaj ka marrë flakë motori dhe mjeti është djegur plotësisht. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”./tch