Hapësirat e Klinikës Infektive në QKUK u bënë shumë të njohura gjatë pandemisë, por pasi u tejkalua stërngarkesa gjatë COVID-19, aty nuk u investua më.
Pikërisht për kushtet e vështira, drejtoresha Vera Berisha-Ndrejaj ngriti çështjen këtë të enjte para bordit të ShSKUK-së. Gjatë raportimit, drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Aziz, bëri të ditur se Klinika Infektive në QKUK do të rinovohet në tërësi.
Për mungesën e mbështetjes dhe kushtet e rënda u ankua gjithashtu para bordit edhe drejtori i Dermatologjisë, Enver Gashi.
Në hapësira të ngushta dhe krejtësisht minimale funksionon edhe Klinika e Reumatologjisë, me vetëm 25 shtretër, megjithëse është qendra referente e vetme në nivel vendi.











