Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një përleshjeje në afëri të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Klinë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për Pejë, Fadil Gashi.
“Rreth ores 19:18 min Policia e Kosoves është njoftuar për një përleshje në afërsi të QMF në Klinë aty te rrethi. Gjatë përleshjes dyshohet se janë përdorur armë e zjarrit dhe armë e ftoftë. Dy persona kane pësuar lëndime dhe janë derguar në Emergjencë në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë Gashi
Ndërkaq, për gjendjen e dy të plagosurve për Radio Dukagjinin ka folur edhe mjeku kujdestar në Spitalin e Pejës, Besnik Ibraj.
Ai ka bërë të ditur se dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.
“Rreth orës 20;00 kemi pranuar dy të plagosur të sjellë nga policia e stacionit policor të Klinikës, nga autoambulanca e Klinës, njëri ka qenë i moshës 68-vjecare ndërsa tjetri I moshës 58-vjecare. Pacienti i parë ka qenë i lënduar me mjete të mprehta, ka pasur katër plagë në regjionin e krahët, shpinë dhe bark, janë ekzaminet mjekësorë të nevojshme dhe i është dhënë ndihmë mjeksore, I njejti është pranuar për tretman të mëtutjeshëm në spitalin e Pejes dhe është jashtë rrezikut për jetë”
“Edhe pacienti tjetër ka pasur katër lëndime në regjionin e kokës, janë përpunuar plagët janë bërë intervenimet e nevojshme mjekësore dhe edhe ai është jashtë rrezikut për jetë dhe të dy janë të hospitalizuar në spitalin e Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, ka treguar Ibraj.