Regjistrohet rasti i dytë i vdekjes së një mjeku në Shqipëri, pasi ishte prekur nga Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi ndarjen nga jeta këtë mëngjes të dr. Hysni Shkjaut, 69 vjec.
Ai kishte 40 vite eksperiencë, dhe nuk e kishte ndërprerë punën duke shërbyer si mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz të Pukës.
Ministria shton se dotkor Hysniu luftonte prej disa ditësh me COVID19 në spitalin infektiv dhe gjendja e tij u rëndua si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe disa sëmundjeve bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime famljarëve, miqve dhe kolegëve. Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor, humbja e një mjeku që i ka shërbyer me përkushtim e profesionalizëm për 40 vite komunitetit të tij.