Marsela Ceno, drejtuese e shoqatës së mjekëve shqiptarë në Gjermani thotë se ka raste kur të vaksinuarit janë prekur nga COVID-19 dhe ka pasur mes tyre që nuk e kanë marrë ende dozën e dytë të vaksinës.
Mjekja kirurge tha se kjo tregon se vaksina nuk e shëron sëmundjen por mundohet ta parandalojë atë.
“Para një jave në pavionin tonë kemi pasur një banor të një azili që ishte vaksinuar dhe për shkak të një problemi rezultoi se ishte pozitiv. Ka ndodhur 15-16 ditë nga marrja e dozës së parë të vaksinës. Janë raportuar raste të tilla dhe në vendet skandinave ku janë bërë në masë vaksinimi i azileve të pleqve”, tha Ceno për euronews.
Mjekja shqiptare në Gjermani tha gjithashtu se “disa ekspertë thonë se imuniteti forcohet në ditën e 10 ose 14 ndërsa disa të tjerë thonë se imuniteti forcohet pas injektimit të dozës së dytë”.
Ceno bëri me dije se “Shqipëria dhe Kosova janë renditur në listën me incidencë të lartë” dhe për këtë arsye Gjermania do të kufizojë udhëtimet.