Real Madrid ka marrë një fitore shumë të rëndësishmë 0-2 në transfertë ndaj Villarreal, në sfidën e vlefshme për javën e 21-të në La Liga. Pjesa e parë ishte disi e mërzitshme dhe thuajse pa asnjë rast konkret për të dyja klubet.
Pjesa e dytë nis shumë mirë për Real Madridin që gjen golin me Kylian Mbappe në minutën e 47-të. Vinicius Junior futet bukur në krah, por pasimi i tij largohet ndalet por nuk largohet nga mbrojtësi i Villarreal dhe Kylian Mbappe që gjendej në kohën dhe vendin e duhur, nuk fal dhe dërgon topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
Në minutën e 62-të, Villarreal i afrohet golit të barazimit, por goditja e dënimit nga Gerard Moreno përfundon pak mbi traversë. Në minutën e 80-të u fut në lojë Brahim Diaz në vend të Arda Guler, ylli i Marokut po kalon një situatë të vështirë emocionale pas asaj që ndodhi një javë më parë në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës.
Në minutat shtesë, Mbappe vulos fitoren 0-2, duke shënuar me “panenka” nga pika e bardhë e penalltisë. Pas kësaj fitoreje, Real Madrid rikthehet në krye pas disa javësh, ta paktën për momentin, duke ditur që Barcelona luan nesër në “Camp Nou” ndaj Real Oviedo. SHIKOGOLIN2
The post Mjaftton Mbappe, Real Madrid del më 3 pikë nga Villarreal dhe kalon presionin te Barcelona (video) appeared first on Telesport.










