Mjafton supergoli i Vinicius Junior, Real Madrid e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Vallecano (video)

Real Madrid po përballet me Rayo Vallecano në “Santiago Bernabeu”, në sfidën e vlefshme për javën e 22-të në La Liga. Sfida nuk nisi aspak mirë për “Los Blancos”, të cilët humbën Jude Bellingham që në minutën e 10-të.

Anglezi pësoi një dëmtim në kofshë dhe u largua nga fusha i përlotur. Në vend të tij u fut Brahim Diaz, ndërsa më vonë do të mësohet shkalla e dëmtimit të Bellingham, por shenjat e para tregojnë për diçka serioze. SHIKOMOMENTIN

Madrilenët gjetën avantazhin në minutën e 15-të me Vinicius Junior, ku sulmuesi brazilian tregoi gjithë klasin e tij duke shënuar një gol shumë të bukur. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund të pjesës së parë, e cila mbyllet 1-0 për Real Madridin. SHIKOGOLIN

The post Mjafton supergoli i Vinicius Junior, Real Madrid e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Vallecano (video) appeared first on Telesport.