Mjafton goli i Mac Allister, Liverpool mposht Courtois dhe Realin. Zhgënjen Juventus, Tottenham, Monaco dhe Atletico “ok”

Liverpool ka fituar 1-0 ndaj Real Madrid në supersfidën e luajtur në “Anfield”, ku nuk munguan emocionet nga sekonda e parë deri në atë të fundit, edhe pse sfida u zhbllokua në minutën e 60-të. Pjesa e parë është mbyllur 0-0. Momenti më kryesor ishte në minutën e 32-të, ku vendasit pretenduan për një penallti, për prekje të topit me dorë nga Aurelien Tchouameni. Arbitri sheh pamjet në ekran dhe vendosë që nuk ka 11-metërsh. Në minutën e 38-të, ishte radha e madrilenve për të pretenduar për penallti, pasi një kontakti të Andy Robertson ndaj Arda Guler brenda zone, por arbitri vazhdoi lojën normalisht.

Duhej të kalonin 60 minuta që të zhbllokohej rezultati në “Anfield”. Dominik Szoboszlai kroson në zonë nga goditja e dënimit, Alexis mac Allister mposht më në fund Courtois.

Portieri belg ka qenë fantastik sonte, duke shpëtuar në shumë raste madrilenët. Përsa i përket Mac Allister, dihet që argjentinasi është një objektiv i madh i Real Madrid për verën e ardhshme.

Luciano Spalletti e ka nisur me barazim te Juventus në Champions League. Bardhezinjtë zhgënjyen sonte, duke mos shkuar më shumë se shifrat 1-1 ndaj Sporting Lisbon. Portugezët kaluan të parët në avantazh në minutën e 12-të, ishte Maximiliano Araujo që mposhti Di Gregorion me një goditje të fuqishme brenda zonës.

Barazimi i bardhezinjve erdhi në minutën e 34-të, Dusan Vlahovic gjeti golin, pas asistit të Thuram. Në 20 minutat e fundit pati vend edhe për Edon Zhegrovën, por rezultati mbeti i njëjtë deri në fund.

Tottenham ka marrë një fitore bindëse në fushën e vetë 4-0 ndaj Copenhagen, me golat e Brennan Johnson 19′, Odobert 51′, supergoli i Micky van de Ven 64′ dhe Joao Palhinha 67′.

Në sfidat e tjera, Atletico Madrid fitoi në “Metropolitano”, 2-1 ndaj Royale Union SG, me golat e Julian Alvarez në pjesën e parë dhe Conor Gallagher në pjeën e dytë. Belgët ngushtuan shifrat me Sykes në minutën e 80-të.

Monaco fitoi në transfertë 0-1 ndaj Bodo/Glimt me golin e Balogun në fund të pjesës së parë. Olympiacos-PSV 1-1.

SHIKOGOLAT

The post Mjafton goli i Mac Allister, Liverpool mposht Courtois dhe Realin. Zhgënjen Juventus, Tottenham, Monaco dhe Atletico “ok” appeared first on Telesport.