“Mjaft ma”, Gërvalla i gjuan fjalë Haradinajt pasi ky i tha Kurtit se “po rren”

Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla nuk i ka duruar akuzat e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili po fliste nga foltorja e Kuvendit edhe pasi kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ia ndali fjalën për “gjuhë joparlamentare”.

Haradinajt që po thoshte se Kurti “po mashtron” dhe “po rren”, Gërvalla i reagoi ashpër nga ulësja e saj në Kuvend, duke ia drejtuar edhe gishtin nga ulësja e tij e deputetit.

“Mjaft ma”, dëgjohet duke thënë Gërvalla. “Shko”.