Ka nga ata që “i varin këpucët në gozhdë” për shkak të moshës, ka të tjerë si Kazuyoshi Miura, që duket sikur kanë bërë marrëveshje sekrete me kohën. Legjenda e futbollit japonez nuk ka ndërmend të ndalet. Ish-sulmuesi i Genoa, gati të mbushë 59 vjeç, ka vendosur të vazhdojë karrierën duke u transferuar te Fukushima United.
Marrëveshja është arritur në formë huazimi nga Atletico Suzuka për të luajtur në divizionin e tretë japonez. Njoftimi zyrtar do të bëhet në një datë simbolike: 11 janar 2026, në orën 11:11, si nderim ritual ndaj numrit të tij të fanellës, 11.
Objektivi i Miura për vitin 2026 është i jashtëzakonshëm; 40 vite karrierë profesionale. Ajo që dikur dukej shaka, “dua të luaj deri në 80 vjeç”, sot tingëllon ende e mundur. Deri tani ai numëron 910 ndeshje zyrtare dhe 229 gola, falë gjenetikës dhe një stili jetese rigoroz.

‼️ Kazuyoshi Miura, 58 vjeç, ka firmosur për Fukushima United. Ky do të jetë sezoni i 41-të i karrierës së tij. Ai e nisi karrierën profesioniste në 1986. 🇯🇵
♻️ 2005 – Nisi një lidhje 20-vjeçare me Yokohama FC, duke u shndërruar në simbolin e përjetshëm të klubit në fjalë.
⚽️ Me Kombëtaren e Japonisë ka shënuar 55 gola në 89 ndeshje.
🕹 2026 (59 vjeç) – Ende aktiv, tani me Fukushima United, duke e çuar karrierën e tij në një sezon të jashtëzakonshëm të 41-të si profesionist.
The post Miura nuk di të ndalet, transferohet në ekipin e ri në prag të moshës 60-vjeçare appeared first on Telesport.













