Në polici është raportuar për tre të plagosur gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë.
Tre viktimat kanë pranuar tretman mjekësor teksa i dyshuari që i ka plagosur gjendet në arrati.
“Mitrovicë 11.07.2020-00:24. Është raportuar se tri viktimat meshkuj kosovar janë plagosur me armë zjarri dhe dyshohet se janë plagosur nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati. Tri viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dy prej tyre janë liruar kurse i treti mbetet për tretman të mëtejmë mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë ku kanë gjete dhe sekuestruar katër gëzhoja dhe dy predha të fishekëve të armës së zjarrit. Rasti vazhdon të hetohet”.